Icardi bashkëshorten e bën menaxhere (Foto)

PUBLIKUAR

Mauro Icardi vazhdon të përbëjë lajm në Itali edhe jashtë fushe, dhe si gjithmonë nuk mund të mungonte modelja dhe gruaja e tij, Wanda Nara.

Sulmuesi i Interit ka pushuar nga puna menaxherin e tij, Abian Moreno duke ia lënë përgjegjësinë e marrëveshjeve financiare gruas të tij modele, Wanda Nara-s.

Wanda Nara ka qenë edhe më parë e përfshirë në marrëveshjet e sulmuesit, teksa dy vite më parë ishte ajo që i siguroi një kontratë tre milionë euro.

Lajmin e bëri të ditur vetë menaxheri i lojtarit, Abian Moreno, i cili ka mbajtur këtë pozicion për dhjetë vitet e fundit, për radion kiliane “Radio Uno”, duke nënvizuar se kontrata e tij me “Maurito”-n nuk ishte rinovuar.

Edhe pse këtë lajm nuk e ka komentuar as Icardi dhe as Wanda Nara, lajmi u konfirmua edhe nga llogaria personale e menaxherit në “Twitter”. Çifti ka tërhequr mjaft polemika në të kaluarën, pasi u lidhën së bashku teksa Wanda Nara u divorcua nga ish shoku i skuadrës së Icardit, Maxi Lopez. /Telegrafi/

 

mauro 1mauro 2mauro 3

 

SHIKO MË SHUMË

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...