Ibrahimovic s’do të rrezikojë me Juventusin: “Është koha këtë herë të dëgjoj trupin tim”

PUBLIKUAR

Zlatan Ibrahimovic është në luftë me kohën për të qenë gati për ndeshjen kundër Juventusit të dielën.

Sulmuesi suedez ka ndjerë dhimbje pas ndeshjes me Lazion dhe në Champions League kundër Liverpool mungoi.

Problemet me tendinën e penalizuan futbollistin e Milanit, i cili thekson së fundmi që nuk do të rrezikojë për të luajtur me Juventusin.

Për të është me rëndësi të rikuperohet dhe të jetë në gjendje të ndihmojë skuadrën në pjesën më të madhe të ndeshjeve.

“Do të shohim ditë pas dite si do të jem. Kam një problem në tendinë dhe nuk dua të rrezikoj një dëmtim të rëndë vetëm për të luajtur një ndeshje. Dua të mendoj se nuk jam Superman, edhe pse dëshira është e madhe të punoj dhe të luaj. Nuk dua të rrezikoj, dua të jem në gjendje të luaj gjithë sezonin dhe jo të rrezikoj të humb shumë ndeshje për të luajtur një, sikurse sezonin e shkuar. Këtë herë do të dëgjoj trupin tim”, është shprehur Ibrahimovic mes të tjerash.

Suedezi është pyetur edhe për ndeshjen e Champions League, që Milani e humbi kundër Liverpool:

“Për shumë prej djemve ishte hera e parë që luanin në Champions League. Tani ata e kuptojnë se çfarë është dhe çfarë duhet për të luajtur në këtë kompeticion, ata e kuptojnë se çfarë do të thotë të sfidosh më të mirët në Europë dhe botë, çfarë ritmi dhe çfarë cilësie ka Champions. Po pres të luaj në San Siro me tifozët në krahun tonë dhe kjo do të jetë adrenalina e vërtetë”, ka përfunduar Ibrahimovic, i cili u rikthye me gol pas dëmtimit të pësuar sezonin e shkuar kundër Juventusit.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...