Ibrahimovic kthehet për ndeshjen kundër Sassuolos

PUBLIKUAR

Milan nuk do ta rrezikojë Zlatan Ibrahimovic kundër Genoas sonte, por suedezi raportohet se do të jetë i gatshëm të luajë këtë vikend kundër Sassuolos

Suedezi pritet që të mungojë në ndeshjen e katër të Serie A dhe të shtatën në total në të gjitha garët për shkak të një lëndimi në kofshë që ai e pësoi në fitoren kundër Napolit 3-1.

La Gazzetta dello Sport raporton sot se Ibrahimovic ka vazhduar stërvitjet i ndarë nga grupi  dhe kjo i është këshilluar atij edhe dje nga stafi mjekësor.

Por, gazeta ka shkruar se rikthimi i tij në fushë është shtyrë deri në vikend. Ku Milan do të udhëtojë në Reggio Emilia për t’u përballur me Sasuolon në stadiumin Mapei.

Ibrahimovic deri me tani ka shënuar 10 gola në gjashtë ndeshje të Serie A këtë sezon dhe Milan është në vendin e parë në Serie A edhe pas javës së 12-të. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...