Ibra nga Suedia u dërgon mesazh tifozëve të Milanit

PUBLIKUAR

Zlatan Ibrahimoviç ua ka dërguar mesazh tifozëve të Milanit, të cilët janë të shqetësuar me lëndimin e pësuar të tij në derbin e fituar kundër Napolit në fundjavë.

Ibra u ka thënë tifozëve se nuk do të mungojë 1 deri në dy javë dhe se do të kthehet sërish me formë të lartë për ta ndihmuar Milanin që ta ruajë kryesimin në Serie A, raporton Gazeta Express.

Këtë mesazh sulmuesi 39-vjeç e dërgoi nga Suedia ku mbrëmë e fitoi “Topin e Artë” në futbollin suedez, ku po ashtu iu hapën edhe dyert e rikthimit në Kombëtare.

Ibra po kalon nëpër një formë fenomenale përkundër moshës së shtyrë. Ai  është bërë lider i Rossonerëve që po e kryesojnë kampionatin italian. Po ashtu ka shpreh dëshirën që të luajë futboll deri në moshën 50-vjeç.  “Do të vazhdoj të luaj futboll deri në momentin që në stadiume të rikthehen tifozët. Nuk mund ta mbyll karrierën time para tribunave të boshatisura. Jam 39 vjeç dhe fitova ‘Topin e Artë’ të Suedisë. Synimi im është ta fitoj këtë trofe edhe në moshën 50-vjeçare“, deklaron ylli i Milanit. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...