I vrasin nip e axhë, shkak hakmarrja

PUBLIKUAR

largea_marmull1406915704

(E plotësuar) Nipi i vrarë e ka të vrarë në rrethana të njëjta edhe babanë, i cili ishte vrarë para gjashtë vitesh. Policia nuk ka folur për hakmarrjen, por thotë se e kanë një të dyshuar, derisa afër kësaj familje, një shtëpi është duke u ruajtur nga policia e Kosovës.

Burime tregojnë se i dyshuari është i një familje të fqinjëve të të vrarëve

Mësohet se viktimat janë nipi Pal Hili e axha Hil Hili. Policia thotë se deri tani e kanë një të dyshuar.

Kristë Gjoka zyrtar për informim në Policinë e Gjakovës ka thënë se vrasja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit. Ai ka treguar se viktimat janë të moshës 14 dhe 41 vjeç.

“Dy persona janë vrarë rreth orës 8 e 30 minuta në fshatin Murmull të Komunës së Gjakovës. Mosha e viktimave sipas Policisë së Kosovës, është 14 dhe 41 vjeçar. Aktualisht është arrestuar një person si i dyshuar për vrasjen e këtyre dy personave”, ka thënë Gjoka.

Ai ka thënë se tani nuk dihen motivet e kësaj vrasjeje.

Kurse, siç merrt vesh motivet e kësaj vrasje janë për hakmarrje. Po ashtu viktimat janë nip e axhë.

Në këtë familje, sot është dashur të mbahet edhe një aheng familjar, pasi është planifikuar të martohet një vajzë e kësaj familje.

Vriten dy persona në Gjakovë 
Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në fshatin Marmull të Komunës së Gjakovës. Kjo ngjarje e rëndë është konfirmuar nga policia në këtë qytet.

Dy persona janë vrarë në fshatin Marmull të Komunës së Gjakovës në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Rastin e rëndë e konfirmoi për mediat në vend komandanti i Stacionit Policor të kësaj komune, Kristë Gjoka.

“Janë dy viktima të gjinisë mashkullore. Policia është njoftuar në orët e hershme të mëngjesit dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes”, tha Gjoka. Ai nuk dha detaje tjera me arsyetimin se ngjarja e rëndë është duke u hetuar.

Kreu i policisë gjakovare nuk zbuloi as motivet e vrasjes.

Marmull-13

SHIKO MË SHUMË

Kurti: Do të njoftojmë me kohë për takimin e radhës për çështjen e presidentit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të ketë njoftim...

Haradinaj uron Turqinë për Ditën e Fitores, vlerëson mbështetjen ndaj Kosovës

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Republikën e Turqisë me rastin e Ditës...

Të paluara në veturë, Dogana zbulon 54 mijë euro të padeklaruara në kufi

Dogana e Kosovës ka zbuluar një sasi të konsiderueshme të mjeteve monetare të padeklaruara...