I vështirë transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura

PUBLIKUAR

Duket se Lista Serbe do të jetë më e fuqishme sesa kanë imagjinuar partnerët e koalicionit PDK-LDK, për sa u përket pengesave që do të shkaktojë në transformonin FSK-në në Forca të Armatosura të Kosovës.

Qysh në fillim të bashkëqeverisjes,Lista Serbe ka dëshmuar se do ta bëjë qeverisjen e PDK-së dhe të LDK-së të vështirë. Pa dyshim, se pika më e nxehtë pritet të jetë shndërrimi i FSK-së në ushtri.

Duke para qëndrimet e Listës Serbe, shumë analistë mendojnë se Kuvendi i Kosovës do ta ketë shumë të vështirë kalimin e këtij Ligji dhe do të duhet të presë që FSK-ja të bëhet ushtri.

“Për të kaluar Ligji për FAK-un në Kuvend, duhen dy të tretat e votave të deputetëve serbë në Kuvend, dhe kjo nuk do të sigurohet pavarësisht se cila parti e ka Qeverinë. Iku ai shans dhe ajo kohë”, thotë eksperti i sigurisë, Naim Maloku, shkruan Kosova Sot.

SHIKO MË SHUMË

Prokuroria kërkon paraburgim për 65-vjeçarin, nuk thotë nëse ai dyshohet për vrasje të dyfishtë në Demiraj të Gjilanit

Prokuroria Themelore e Gjilanit po kërkon paraburgim për 65-vjeçarit me inicialet B.D., i arrestuar...

Shiroka Pula dhe kryeministri Kurti bëjnë homazhe në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitias dhe Fahri Fazliut

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, e shoqëruar nga kryeministri Albin Kurti, ka bërë...

Musliu: Vajzat duhet të kenë pronë njësoj si djemtë, prindërit të mendojnë edhe për të ardhmen e tyre

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka komentuar rëndësinë e barazisë mes vajzave dhe...