“I rrëzuar, por jo i mbaruar” mesazhi i yllit të Real Madridit pas lëndimit të rëndë

PUBLIKUAR

Fitorja e Real Madridit kundër Barcelonës të shtunën në El Clasico ishte sa e ëmbël aq e hidhur, posaçërisht për Lucas Vazquezin, i cili pësoi lëndim serioz.

Vazquez u përplas me Sergio Busquetsin dhe nuk qe në gjendje ta vazhdojë ndeshjen, transmeton Gazeta Express.

 

Një ditë më vonë, Real Madridi e konfirmoi lajmin e keq për të kur njoftoi se ai e ka ndrydhur ligamentin në gjurin e majtë dhe për të sezoni ka mbaruar këtu, sipas të gjitha gjasave.

Por Lucas mban qëndrim pozitiv dhe këtë e shfaqi në rrjetet sociale të dielën, kur iu drejtua tifozëve madrilenë.

“Për një kohë më duhet ta ndihmojë ekipin nga jashtë. I rrëzuar por jo edhe i mbaruar”, shkroi Lucas.

“Nëse ky klub më ka mësuar mua diçka, është të punoj fort gjithmonë dhe të luftoj gjithmonë. Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja. Është vetëm një qëllim i vetëm: të luftojmë për titull në La Liga dhe për Ligën e Kampionëve”, shtoi ai. /Gazeta Express/

 

 

 

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...