I mbijeton rrëzimit të helikopterit, gruaja filmohet duke dalë nga rrënojat e fluturakes së përfshirë nga flaka (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Pamjet rrëqethëse të momentit kur një grua arrin të dal nga rrënojat e helikopterit që u rrëzua dhe shpërtheu në Grand Canyon të SHBA-ve, janë publikuar në internet.

Dëshmitarët okularë mbetën të shokuar kur panë helikopterin me gjashtë shtetas britanikë në bord duke bërë një “manovër të çuditshme” para se të përplasej në shkëmb, ku si pasojë humbën jetën një vajzë e re, i dashuri i saj dhe kunati i saj, transmeton Telegrafi.

Tragjedia ndodhi disa momente pasi çifti britanikë nga Londra u martuan afër vendit ku ndodhi edhe rrëzimi i helikopterit, derisa dasmorët vrapojnë për ta ndihmuar gruan që “mezi qëndronte në këmbë” duke u larguar nga rrënojat e helikopterit.

Fotografi i dasmës Teddy Fujimoto, ka deklaruar se si një grua i ka shpëtuar rrëzimit edhe pse e djegur në gjithë trupin, derisa një tjetër shihej e mbuluar në gjak.

Becky Dobson, 27, Stuart Hill, 30, dhe Jason Hill, 22, kanë humbur jetën, derisa piloti Scott Booth, 42, dhe pasagjerët Jennifer Braham, 39, dhe Ellie Milëard, 29, e Jonathan Udall, 32, janë në gjendje kritike në spital. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...