I lani duart me ujë të ngrohtë? Shkencëtarët konstatojnë: Kemi zgjidhje të reja

PUBLIKUAR

Mendimi i rrënjosur se duart do të duhej t’i lanim me ujë të ngrohtë, në mënyrë që të jemi të sigurt që pas larjes të jenë të pastra dhe pa baktere, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët e Rutgersit kanë studiuar se a mund t’i lajmë duart me ujë të ftohtë dhe të jenë të pastra. Kanë arritur në përfundim që nëse i lajmë duart së paku 10 sekonda në ujë të ftohtë dhe me sapun, do të eliminohen bakteret nga duart njësoj sikur t’i lajmë me ujë të ngrohtë.

Pjesëmarrësit e hulumtimit, gjatë gjashtë muajve duart i kanë lartë me ujë të ftohtë.

Rezultatet kanë treguar që temperatura e ujit nuk ka rëndësi për eliminimin e baktereve nga sipërfaqja e duarve, gjithë punën do ta bëjë sapuni pa marrë parasysh a i lani duart me ujë të ftohtë apo me ujë të ngrohtë.

Doland Shaffner, njëri ndër udhëheqësit e hulumtimit, ka shpjeguar se si rezultatet janë lajm i mirë edhe për kursim të energjisë.

Higjiena akoma është në nivel, ndërkaq me larjen me ujë të ftohtë do të kursejmë edhe mjaft energji, thuhet në komunikatën e tij.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...