I jepet lamtumira e fundit të vrarit në Lipjan, familja hap të pamën (Video)

PUBLIKUAR

Është hapur e pamja për të 36 vjeçarin nga Rezalla e Skënderajt, i cili ishte vrarë mbrëmë në një kazino në Lipjan. Familjarë të tij i thanë ekipit të RTV Dukagjini, se Florenti nuk kishte probleme me askënd, ishte një djalë i qetë dhe punëtor. Ndërkaq dorasi i vrasjes së tij është akoma në arrati.

I është dhënë lamtumira e fundit, Florent Ahmetajt, të vrarit në një kazino në Lipjan.

Deri te vrasja e tij, ka ardhur pas një grabitje që ka ndodhur në një kazino, ku punonte tashmë i ndjeri.

E tash, në shtëpinë e tij në Rezallë të Skenderajt, janë hapur të pamen, transmeton Telegrafi.

Familjarë të tij të cilët nuk pranuan të prononcoheshin para kamerës, i thanë RTV Dukagjini se Florent Ahmetaj nuk kishte probleme me askënd, ishte një djalë i qetë dhe punëtor. Kazino ku punonte prej pesë vitesh, ishte e një të afërmit të Florentit.

Ai ishte edhe një koleg i mirë. Këtë e tha pas kamerave edhe një punëtorë i kazinos të cilën punonte i ndjeri. Duke mos dashur të flas para kamerës, ai tha se  në momentin kur u sulmua kjo pikë e kazinos, ai nuk ishte prezent.

I dyshuari për këtë vrasje, është ende në arrati.

Vrasja e Florent Ahmetajt, është e dyta që ka ndodhur brenda pak ditëve në kazino. Para pak kohësh, një rast i tillë ndodhi në Suharekë./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...