I ftohti “ngrin” SHBA-të (Foto)

PUBLIKUAR

Pas reshjeve të pazakonta të borës në bregun juglindor, një stuhi e fuqishme dimërore do të godasë verilindjen e kontinentit amerikan, me më shumë se 30 centimetra borë dhe erëra të fuqishme.

Parashikuesit thonë se shtetet e verilindjes, do të shohin erëra me forcë uragani dhe reshje të mëdha bore.

Një rënie e shpejtë e presionit të ulët do të rezultojë në atë që njihet si cikloni bombë, që ndodh kur një ciklon ka një rënie të madhe në presionin atmosferik në një periudhë të shkurtër kohe.

Ciklonet bombë mund të sjellin ajër më të ftohtë nga veriu, duke mbërthyer hemisferën veriore me temperatura të acarta, transmeton tch.

Ato ndodhin shpesh në Amerikën e Veriut, kur ajri i ftohtë i Amerikës së Veriut ndërvepron me ajrin e ngrohtë mbi Oqeanin Atlantik, por stuhi të tilla janë raportuar edhe në Azinë Lindore dhe Amerikën Jugore.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...