I dyshuari në Prishtinë sulmoi dy zyrtarë policorë, njëri pësoi frakturë në dorë

PUBLIKUAR

Një burrë është arrestuar në Prishtinë pasi ka sulmuar zyrtarët policorë.

Siç njofton Policia, njëri prej zyrtarëve ka pësuar lëndime të rënda trupore, frakturë në njërën dorë ndërsa tjetri ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR – Rr. Ilaz Kodra, Prishtinë 30.09.2023 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që fillimisht nuk ka zbatuar urdhëratë policor e më pas ka sulmuar zyrtarët policor. Si pasoj gjatë vënies në kontroll dhe arrestimit te të dyshuarit, njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime të rënda trupore, frakturë në njërën dorë ndërsa tjetri ka pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

SHIKO MË SHUMË

Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria “Kurti 4”,...

Rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë do t’i nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka nisur vizitat sistematike mjekësore në 47...

Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa për sektorin privat as pagë minimale

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me grevën e punëtorëve teknikë të...