I dëmtohet vetura Nehat Tërpezës, gjatë qëndrimit në Zllakuqan (FOTO)

PUBLIKUAR

Gjatë qëndrimit të tij me banorët e fshatit Zllakuqan, Nehat Tërpezës ku i cili kishte organizuar një mbledhje për përgatitje për zgjedhjet e 11 Qershorit, iu është dëmtuar vetura.
Të dyja gomat e veturës janë shpërthyer, ai thotë se shihet qartë se kjo ka ndodh me një mjetë të fortë!
“Sonte pas ores 21:00 isha në një mbledhje të cilen e kisha ftuar në fshatin Zllakuqan, për tu organizuar në fushaten e zgjedhjeve të parakohshem. Pas përfundimit të takimit në ora 22 :15 min, kur kam dal prej shkolles jam përshendetur me të pranishemit dhe në momentin kam filluar me vozit veturen e kamë kuptuar se gomat nuk janë në rregull. Kam dal nga vetura dhe e kam parë se të dy gomat e anes se majt të vetures janë demtuar qëllimisht me mjete të forta apo thikë nga personi apo persona të panjohur”, tha Tërpeza për LipjaniNews.com
“Menjehere kam kërkuar nga ata që ishin të pranishem që të kthehen dhe ti shiqojnë vet për demin që më është shkaktuar”, pohoi Nehati
/LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...