Hyundai me edicionin special Kaona Iron Man (Foto)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ngacmohet një femër seksualisht në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesja femër kosovare ka raportuar se është ngacmuar seksualisht...

KBI Lipjan organizon manifestim me rastin e duasë së haxhinjëve, në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani” në Lipjan

Hapjen e manifestimit e bëri teologia Enisa Bekteshi- Bahtiri, ndërsa me një ligjëratë tematike...

Iron Man e ka ndërruar makinën e tij Audi R8, me një Hyundai Kaona

Të gjithë ata që e kanë parë filmin Iron Man, e dinë që Tony Stark ka zgjedhur të vozitë Audi R8, transmeton Telegrafi.

Personazhi i Robert Downey Jr., e ka vozitur njëherë një Acura NSX, por gjithnjë shfrytëzon super-makina.

Prodhuesi japonez Hyundai, po përpiqet ta ndryshojë këtë trend, me një edicion special të Kaona SUV.

Është emëruar Kaona Irona Man Edition dhe nuk do të jetë vetëm ilustrim për film, por një makinë që edhe mund të blihet.

Kemi parë shumë shpesh, që prodhuesit i adoptojnë makinat për t’i shfrytëzuar në filma, por Hyundai e ka krijuar një makinë të denjë për një super-hero miliarder, ‘playboy’ dhe filantropist.

Edicioni Irona Man do të arrijë me përfundime gri dhe tavan të kuq, ku përfshihet edhe silueta e krye personazhit.

I njëjti imazh do të jetë edhe në mesin e rrotave prej 18-inch, në skajet e ekraneve të brendshme dhe në mbajtësen e çelësave.

Që të përshtatet sa më shumë me sytë e Iron Man, Hyundai i ka ndryshuar ndriçimin ditor që lëshojnë dritat LED.

Deri më tani, Hyundai ka krijuar modelin Veloster për ‘Ant Mand and the Wasp’, po kjo ishte vetëm për film.

Për dallim prej kësaj, Kaona Iron Man do të jetë në dispozicion të blerësve në njësi të limituara, në fillim të vitit që vjen, ndërsa nuk është bërë i ditur çmimi që do të ketë.

Sipas të gjitha gjasave, do të trashëgojë motorin e Kaona me 2.0-litra dhe opsionin me 1.6-litra, pasi bëhet e ditur se në edicionin special do të përfshihen të dy mundësitë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mercedes-Benz është prodhuesi i parë gjerman që miraton lidhësin NACS të Tesla-s për veturat elektrike

Mercedes-Benz njoftoi miratimin e lidhësit për karikim NACS të Tesla-s në automjetet e saj...

Sa kohë duhet “për të mbushur me rrymë” një makinë Tesla?

Caktimi i kohëzgjatjes së mbushjes së një automjeti elektrik si Tesla thuhet se është...

Pse rriten kaq shumë përmasat e veturave nga brezi në brez?

Prej kohësh ka qenë e zakonshme që veturat të rriten nga brezi në brez,...