Makina pritet të shfaqet, gjatë muajit që vjen në Frankfurt

Në muajin maj, Rimac ka bërë të ditur se ka bashkuar forcat me Hyundai dhe Kia, që të sjellë modelin C_Two që do t’i ketë 1,900 kuaj fuqi, transmeton Telegrafi.

Derisa tani, Hyundai ka bërë të ditur, se do ta sjellë së shpejti një makinë elektrike me performancë të lartë, që do ta prezantojë në Frankfurt Auto Show. Vetura e re misterioze, që u shfaq tërësishte mbuluar, është dizajnuar nga Hyundai Motorsport, derisa kablloja që duket jashtë tregon se do të mbushet me rrymë.

Shoferi me kostume dhe helmetë sikur garuesit, lë të kuptohet se kjo makinë do të ketë performancë të lartë dhe mund të jetë e fokusuar për pista, shumë  e fuqishme dhe e mirë. /Telegrafi/