Hyundai do ta prezantojë muajin e ardhshëm modelin e ri Veloster, krahas disa makinave tjera

PUBLIKUAR

Kjo makinë ka pësuar ndryshime të dukshme, krahasuar me modelin e tanishëm

Në organizimin SEMA që zhvillohet në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara, krahas disa makinave, Hyundai do ta prezantojë edhe modelin e ri Veloster, transmeton Telegrafi.

Aktiviteti që nisë në fillim të muajit të ardhshëm, është po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, për prodhuesit e makinave, që duan të bëhen pjesë me modele të reja dhe nivelet të reja të modifikimit.

Si specifikat, ashtu edhe dukja e kësaj makine janë të mahnitshme dhe pritet ta bëjnë shumë të kërkuar kur të lansohet në treg, gjë për të cilën ende nuk dihet.

Dukja e pjesës së përparme është shumë më e egër, ndërsa në pjesën e pasme është vendosur edhe një krah masiv. Ngjyra e zezë me disa linja portokalli, i kanë dhënë kësj makine një kontrast shumë të bukur.

Brenda makinës, është vendosur motori me 2.0 litra që prodhon 275 kuaj fuqi, të cilat i dërgon nëpërmjet gjashtë shpejtësive manuale.

Rrotat me 19-inch nga Pirrelli, sistemi i ri i nxjerrjes së gazrave dhe kapacitetet e fuqizuara të frenimit, e bëjë Hyundai Veloster të ri, shumë më të mirë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...