Hyseni: Policia e Kosovës u tregua më e suksesshmja

PUBLIKUAR

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni tha se Policia e Kosovës edhe këtë vit u tregua si më e suksesshmja në rajon sa i përket punës dhe gatishmërisë në detyrë.

Ai tha se kjo është bërë falë punës së shkëlqyer të të gjithë pjesëtarëve.

Ndërkaq, drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Shpend Maxhuni, tha se arritja e suksesit kaq të madh për Policinë e Kosovës nuk ka qenë e lehtë, pasi sipas tij, ka pas shpesh raste kur policët janë lënduar në detyrë apo edhe e kanë humbur jetën.

Por, ai tha se institucioni që ai udhëheqë, do të vazhdojë rrugën e tij.

Policia ndau edhe disa medalje të lëvdatave për pjesëtarët e policisë dhe gazetarë.

SHIKO MË SHUMË

Kurti: Do të njoftojmë me kohë për takimin e radhës për çështjen e presidentit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të ketë njoftim...

Haradinaj uron Turqinë për Ditën e Fitores, vlerëson mbështetjen ndaj Kosovës

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Republikën e Turqisë me rastin e Ditës...

Të paluara në veturë, Dogana zbulon 54 mijë euro të padeklaruara në kufi

Dogana e Kosovës ka zbuluar një sasi të konsiderueshme të mjeteve monetare të padeklaruara...