Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka thënë se dikasteri që drejton ka bërë punë të madhe në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore.
Ai ka deklaruar se progresi nuk është ndoshta ai i dëshiruari, por se ekziston përkushtimi që kjo çështje ta ketë një trajtim meritor, njofton Klan Kosova.
“Jam i sigurt që sot do të dëgjojmë shumë komente për raportin e DASH-it për trafikim me qenie njerëzore, përfshirë edhe ato të tipit që ‘Kosova ka stagnuar, apo nuk ka bërë mjaft’”.
“Në Ministrinë që drejtoj ekziston përkushtimi që kjo çështje të trajtohet, në përputhje me peshën që ka kjo çështje në shoqëri”.
Këto deklarata Hyseni i ka dhënë duke komentuar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për këtë çështje, që specifikon se dukuria ka shënuar rritje në periudhën e fundit njëvjeçare në Kosovë.


