“Hysaj do të transferohet te një klub që luan në Champions League”

PUBLIKUAR

Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli në fund të sezonit si lojtar i lirë.

27-vjeçari i Kombëtares shqiptare ka disa oferta tashmë, përfshirë nga Milani dhe Roma, teksa raportohet se e do edhe Lazio.

Tani ka folur edhe agjenti i mbrojtësit shqiptar, Mario Giuffredi.

Për Radio Kiss Kiss, ai ka zbuluar se Hysaj do të luajë te një klub në Champions League sezonin tjetër.

“Besoj se Hysaj do të transferohet në një klub që do të luajë në Champions League, por nuk është e thënë se do të ndodhë pikërisht kështu”, u shpreh ai.

“Kemi shumë opsione që po i vlerësojmë me kujdes, kemi kohë për të bërë zgjedhjen e duhur, është akoma herët”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...