Hungaria dënon bandën përgjegjëse për 71 migrantët e vdekur në kamion

PUBLIKUAR

Katër burra janë dënuar secili me nga 25 vjet burgim në Hungari për shkak të 71 migrantëve të vdekur që janë ngufatur në një kamion të mbyllur në gusht të vitit 2015.

Policia ka gjetur trupat e viktimave të kamion, i cili ishte regjistruar në Hungari dhe ishte braktisur në një fshat austriak.

Ky rast ka ndodhur në kohën e krizës së migrantëve në Evropë.

Një afgan i identifikuar si lideri i ekipit është dënuar me 25 vjet burgim, ashtu sikur tre burrat tjerë bullgarë që kanë bashkëpunuar në këtë rast.

Dhjetë persona të tjerë janë ndëshkuar me dënime tjera më të vogla, pasi janë shpallur fajtorë për kontrabandim me njerëz.

Më 2015, Evropa Qendrore është përballur me fluks të migrantëve, shumica prej tyre nga Siria dhe zona tjera të konfliktit.

Të akuzuarit mund të apelojnë vendimin e gjykatës.

Shumica prej tyre kanë shprehur keqardhje gjatë shpalljes së dënimeve në qytetin Kecskemet, derisa tre burrat bullgarë janë dënuar në mungesë. /rel/

 

SHIKO MË SHUMË

Sot priten protesta në Gjermani, Zvicër e Suedi për ish-krerët e UÇK-së

Protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen sot...

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...