Hungaria akuzohet se po nxit urrejtje ndaj të huajve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Liderët e Bashkimit Evropian e kanë akuzuar qeverinë e Hungarisë se po i dhunon të drejtat e njeriut dhe për përdorë retorikë anti-emigracion që nxit “ndjenja ksenofobie, frikë dhe urrejtje”.

Në një raport të hartuar nga komisionerja për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës, Dunja Mijatovic, erdhi në përfundimin se “Dhunimi i të drejtave të njeriut në Hungari kanë një efekt negative në mbrojtjen e sistemit demokratik dhe sundimit të ligjit”, raporton The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Komisionierja, raporti it ë cilit është i bazuar në takime të ministrave të qeverisë, grupeve të shoqërisë civile gjatë pesë dite vizite në Hungari, gjatë muajit shkurt, thekson kritikat ndaj sistemit hungarez të azilit që ka rezultuar në rritjen e urrejtjes ndaj të huajve. Duke e ngritur alarmin, sidomos në dhunën e përdorur nga policia për t’i larguar të huajt të kombësive tjera, ajo e kritikon politikën e Hungarisë, e cila refuzon t’i ushqejë emigrantët dhe azil-kërkuesit.

Qeverisë hungareze, i është kërkuar që ta zgjidh krizën të cilën vetë e ka krijuar. Komisjonerja argumentoi se atje ekziston një gjendje emergjence, ku vetëm për një vit, janë pranuar vetëm 671 azil kërkues.

Qeveria e Viktor Orban, deklaroi gjendjen emergjente për shkak “të krizës që erdhi si rezultat i emigrimit masiv” të vitit 2015.

Azil kërkuesit në Hungari tani jetojnë në zona që janë transit neutral në vijat kufitare, e që në këtë rast Hungaria nuk guxon t’i keqtrajtojë për shkak të ligjit ndërkombëtar. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...