Humbja e peshës është çelësi për ta luftuar tipin 2 të diabetit

PUBLIKUAR

Tipi 2 i diabetit dhe mbipesha janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën.

Personat që janë mbipeshë apo obezë kanë rrezik më të madh ta zhvillojnë tipin 2 të diabetit, i cili është sëmundje kronike që karakterizohet me rritje të niveleve të sheqerit në gjak, transmeton Telegrafi.

Ky tip i diabetit mund të shpie në komplikime serioze nëse nuk kontrollohet, duke përfshirë humbje të shikimit, probleme të zemrës dhe enëve të gjakut, dëmtim të nervave, dëmtim të veshkave, çrregullim të dëgjimit, etj.

Por, tipi 2 i diabetit mund të parandalohet dhe trajtohet nëse kontrollohet herët.

Në studimin e ri nga Universiteti i Kembrixhit është zbuluar se humbja e të paktës 10 për qind të peshës në pesë vitet e para të diagnostikimit mund t’iu ndihmojë pacientëve ta largojnë thuajse krejtësisht sëmundjen.

Obeziteti është faktori më i madh i rrezikut për zhvillimin e tipit 2 të diabetit. Rrjedhimisht, arsyeja se përse shkalla e tipit 2 të diabetit është në rritje ka të bëjë se njerëzit vazhdimisht po shtojnë peshë dhe po e shmangin aktivitetin fizik.

Prandaj, ekspertët rekomandojnë që njerëzit ta kuptojnë rëndësinë e menaxhimit të peshës përmes rritjes së aktivitetit fizik dhe mbikëqyrjes së ushqimit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...