Humbja e peshës: A ju ndihmon të humbni kilogramë uji me limon?

PUBLIKUAR

Humbja e peshës, siç kemi mësuar, mund të përshpejtohet me ndihmën e truqeve të ndryshme në ushqim dhe gjërave tjera.

Këto truqe përfshijnë konsumimin e çajit të gjelbër apo kafes, konsumimin e ujit të akullt si dhe të farave, transmeton Telegrafi.

Një tjetër këshillë e kamotshme është edhe konsumimi i ujit me limon – por a ju ndihmon kjo pije të humbni peshë?

Faktikisht, limoni përmban shumë vitaminë C, është burim i mirë i fibrave dhe përmban flavanoide të cilat mund t’jua ulin apetitin.

Flavanoidet, që gjithashtu gjenden edhe te çaji i zi, kakao dhe boronicat, janë dëshmuar se ndihmojnë në humbjen e peshës.

Gjithashtu, studimet e ndryshme tregojnë se dietat me flavanoide (në këtë rast uji me limon) ndikojnë që personat ta kenë më të vështirë edhe shtimin e peshës.

Sidoqoftë, a funksionon vërtet uji me limon në humbjen e peshës? Epo, thonë shkencëtarët, deri më tani nuk ka dëshmi të mjaftueshme se kjo është pije magjike. Por, sipas tyre, uji – qoftë edhe i vetëm pa shtimin e limonit – ndihmon në humbjen e peshës

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...