Humbisni peshë duke pirë këtë çaj

PUBLIKUAR

Shumë nga ne humbim kohë në palestra ose me dieta ekstreme për të humbur peshë. Por një studim i Universitetit të Los Angeles që u publikua në European Journal of Nutrition doli në konkluzionin që çaji i zi ose ai jeshili ju ndihmon të bini në peshë, shkruan sot Gazeta “Zëri”. 

Sipas studimit çaji i zi dhe ai jeshil përveçse ju ndihmojnë të humbisni peshë, ata sjellin edhe përfitime të tjera për shëndetin.

Gjithashtu në studim theksohet se çaji i zi dhe ai jeshil promovojnë praninë e baktereve të lidhura me masën e dobët trupore, duke zvogëluar ato të lidhura me obezitetin dhe modifikojnë metabolizmin, por në dy mënyra të ndryshme.

Çaji jeshil është i pasur me polifenol, substanca të njohura për veprimin pozitiv në shëndet dhe përthithjen.

Ndërsa në çajin e zi polifenolet janë shumë të mëdha për t’u përthithur, prandaj ka një mekanizëm që stimulon rritjen e baktereve të zorrëve dhe formimin e zinxhirëve të shkurtër yndyror, të lidhura me metabolizmin e energjisë, shkruan më tutje “Zëri”.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...