Një Evropian për t’u mbajtur mend, kështu mund të konsiderohet aventura e Zvicrës në “Euro 2020”.
Por, ëndrra e tyre u ndal në çerekfinale, ku për 120 minuta lojë luftuan dhëmbë me dhëmbë me Spanjën dhe vetëm penalltitë i ndëshkuan ata, apo më mirë e ndëshkua vetveten, pasi gabuan në tri raste dhe vetëm një shënuan.
Në mesin e atyre që dështoi nga pika e bardhë ishte edhe Ruben Vargas.
Ai shpërtheu në lot dhe s’mund të ndalej së qari, ani pse edhe trajneri Vladimir Petković e kundërshtarë si Thiago e shok u munduan ta ngushëllojnë atë. /Gazeta Express/
🤜 Thiago 🤛#EURO2020 pic.twitter.com/czjkzIqRVI
— UEFA EURO 2020 (@EURO2020) July 2, 2021


