Humb jetën ambasadori i Serbisë në Libi, ngritën dyshime se u vra

PUBLIKUAR

Ambasadori i Serbisë në Libi, Oliver Potezica, ka humbur jetën në një aksidenti trafiku në qytetin tunizian, Sousse, duke ngritur dyshimet se ai mund të jetë vrarë.

Sipas gazetës serbe “Vecernje Novosti”, Potezica kishte rënë në koma pas aksidentit para se të vdiste në spital, transmeton Express.

Sipas kësaj gazete autoritetet janë duke i hetuar dyshimet se ai mund të jetë vrarë si pjesë e një sulmi terrorist apo si objektiv i grupeve kriminale.

Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar sot edhe nga ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Dacic.

Ai ishte në një udhëtim pune në Tunizi lidhur me mbarëvajtjen e punës së ambasadës serbe në Tripoli, Libi.

Në vitin 2015, dy anëtarë të stafit të ambasadës serbe në Libi ishin rrëmbyer pasi konvoji i Potezicas u sulmua./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...