Hudhra shëron shumë shpejt herpesin: Eliminoni dhembjet!

PUBLIKUAR

erpes simpleks është sëmundje virusale e lëkurës e cila shfaqet për shkak të rënies së imunitetit, mirëpo shpesh edhe si pasojë e stresit

Zakonisht shfaqet në buzë, ndërsa e karakterizon shfaqja e vezikulave të mbushura me lëng në lëkurë dhe mukozë.

Simptomat janë shumë të pakëndshme, ndërkaq procesi i shërimit zgjat rreth një javë, transmeton Telegrafi.

Simptomat e herpesit mund të ndryshojnë dhe varen kryesisht nëse njerëzit janë duke përjetuar simptomat e para apo ripërsëritje simptomash. Në momentin që ju infektoheni, ju mund të përjetoni zhdukje dhe rishfaqje të simptomave.

Për të shmangur transmetimin e herpesit në pjesë të tjera të trupit, mos prekni shpinën dhe mbani një vëmendje në larjen e shpeshtë të duarve.

Meqenëse infeksioni shfaqet për shkak të rënies së imunitetit, është shumë me rëndësi që të merrni vitamina dhe minerale për ngritjen e imunitetit, siç janë vitamina C dhe zinku.

Njëra ndër mënyrat natyrale që ta eliminoni këtë problem është hudhra.

▪ Merrni një thelb hudhre, grijeni imët dhe vendoseni në zonën ku është shfaqur herpesi
▪ Lëreni të qëndrojë rreth 10 minuta, pastaj hiqeni dhe shpëlajeni me ujë të nxehtë
▪ Përsëriteni këtë procedurë pesë herë dhe herpesi do të zhduket brenda 12 orëve
▪ Nëse herpesi është me shtrirje të madhe, këtë procedurë përsëriteni edhe të nesërmen

Hudhra ka cilësi antivirusale dhe antibakterale dhe vepron fuqishëm në forcim të imunitetit. Është e pasur me shumë minerale siç janë kalciumi, sulfuri, fosfori dhe hekuri.

Përmban edhe vajra eterike siç janë alicina dhe vitaminat, prandaj konsiderohet si antibiotik natyral. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...