Hoxhë Skender Mehmeti uron qytetarët për Fiter Bajram

PUBLIKUAR

Hoxhë Skender Mehmeti ka uruar qytetarët me rastin e Fitër Bajramit.

Mehmeti në urimin e tij ka thënë në këtë ditë të madhe të shprehjes së besimit dhe të sakrificës por dhe të një çasti kremtimi për të gjithë besimtarët myslimanë, ka thënë Mehmeti.

Urimi i plotë nga Hoxhë Mehmeti:

URIME FITËR BAJRAMI!

Të dashur besimtarë e besimtare!
Vëllezër e motra!

Nesër më datë 04, Qershor 2019, është dita e parë e Fitër-Bajramit.
Ndaj shfrytëzoj rastin t’ua uroj këtë festë madhështore duke dëshiruar që kjo ditë të jetë ditë e festës, gëzimim, solidaritet dhe mirëqenies në familjen e çdo besimtari.
Sofra e Bajramit është simbol që bashkon dhe ofron familjet mes vete, shton respektin dhe nderin mes besimtarëve, shton dashurin ndaj Krijuesit.
Le të na shërbejë kjo festë si moment i vetëdijesimit tonë, që ta respektojmë njëri-tjetrin, dinjitetin dhe vlerat e përgjithshme të shoqërisë.
Në këtë ditë të madhe të shprehjes së besimit dhe të sakrificës por dhe të një çasti kremtimi për të gjithë besimtarët myslimanë, kur shtohet dhe forcohet më shumë ndjenja e humanitetit, solidaritetit, bamirësisë dhe mëshirës, uroj që të ndihmojmë njëri tjetrin dhe të punojmë për një të ardhme sa më të mirë për kombin tone.
Më lejoni që edhe njëherë tua uroi festën e Fitër – Bajramit të gjithë vëllezërve e motrave tanë si në Kosovë, brenda trojeve tona etnike, si dhe diasporës kudo që ata gjenden
Urime.

Me respekt!
Skender Mehmeti

SHIKO MË SHUMË

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...