Hoxhë Skender Mehmeti uron qytetarët për Festën e Kurban Bajramit

PUBLIKUAR

Hoxhë Skender Mehmeti ma uruar besimtarët Musliman me rastin e Festës së Kurban Bajramit.

Urimi plotë nga Hoxhë Mehmeti:

Të dashur besimtarë e besimtare!
Vëllezër e motra!

Nesër,me 11 gusht 2019 është dita e parë e festës së Kurban – Bajramit, ndaj më lejoni që t’ju uroi për festën e Kurban – Bajramit.

Të dashur besimtarë!

Kjo festë karakterizohet më dy ngjarje madhore, përmes Haxhit dhe prerjes së Kurbanit.

Me këtë rast dëshiroi t’ju përkujtoj se festat tona mund ti bëjmë edhe më madhore duke kultivuar marrëdhënie të mira vëllezërore, duke i tejkaluar mos marrëveshjet mes veti, duke ia shtrirë dorën fëmijëve jetim, familjeve të varfëra, sepse këto janë parime Islame.

Të dashur besimtarë!

Bajrami është festë që bashkon dhe ofron familjet mes vete, shton respektin mes besimtarëve, dashurinë ndaj Krijuesit, na kujton falënderimin që duhet të bëjmë për të mirat që na dhuroi i Madhi Zot, i Cili thotë:

“Ne, vërtet të dhamë ty shumë të mira. Andaj ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd!”. (El-Kevther:1-2.)

Edhe një herë më lejoni tua uroi festën e Kurban – Bajramit të gjithë besimtarëve të komunës sonë si dhe mbarë besimtarëve të trojeve tona etnike, mërgatës shqiptare si dhe gjithë muslimanëve anekënd botës.

Paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh qofshin mbi ju

Me Respekt Hoxhë, Skender Mehmeti.

SHIKO MË SHUMË

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...