Hoxhaj: Vizita ime në Beograd, në një moment të rëndësishëm

PUBLIKUAR

Hoxhaj: Vizita ime në Beograd, në një moment të rëndësishëm (Video)

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka udhëtuar për në Serbi ku pritet të marrë pjesë nesër (E Enjte) në Konferencën e Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kapacitete të barabarta me shtetet e tjera.

Si vazhdimësi e procesit të Berlinit, në këtë konferencë pritet të diskutohet për bashkëpunimin rajonal dhe qeverisjen e mirë ekonomike.

Para nisjes për vizitë në Beograd, ministri Hoxhaj ka bërë një deklaratë për media, duke thënë kjo vizitë flet për procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Vizita ime në Serbi është vizita e parë e një ministri të jashtëm të Republikës së Kosovës. Qëllimi i kësaj vizite është që të marrë pjesë në një konferencë në nivel të ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku ne do të diskutojmë për çështjet e bashkëpunimit rajonal dhe të bashkëpunimit ekonomik. Për më tepër, kjo vizitë flet për atë që procesi i normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë si dy shtete sovrane dhe të pavarura është në një fazë të rëndësishme të tij dhe se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për vazhdimin e dialogut deri në normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërshtetërore në mes të vendeve tona”, ka thënë Hoxhaj. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Hamza i përgjigjet VV’së pasi caktuan seancën më 9 shtator: E shkelën edhe afatin e tyre, nga sot PDK vepron në forma tjera

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur sot në sallën e Kuvendit të Kosovës,...

Gjendet një person i vdekur në stacionin e autobusëve në Prishtinë

Dy persona gjenden të vdekur në 24 orët e fundit, njëri u gjet në...

Njeriu kryesor i akuzuar për sulmin ndaj familjes Jashari: Famkeqi “Legija”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mbajtur një konferencë për media lidhur me...