Hovenier në homazhet për ushtarët e rënë të NATO-s: Nderojmë ushtarët e guximshëm që bënë sakrificën përfundimtare

PUBLIKUAR

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier bashkë me presidenten Vjosa Osmani kanë bërë homazhe te memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s në Kosovë.

Në një postim në platformën X, ai shkruan se sot kujtojnë dhe nderojnë ushtarët që u sakrfikuan.

“Sot iu bashkova Vjosa Osmanit  në memorialin e ushtarëve të rënë të NATO-s”, transmeton Klankosova.tv.

“Ne kujtojmë dhe nderojmë pjesëtarët e guximshëm të shërbimit që bënë sakrificën përfundimtare, duke përfshirë shefin e urdhrit të ushtrisë amerikane, David Gibbs dhe Kevin Reichert”, shkruan ai.

Këto homazhe u bënë në 25 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe.

SHIKO MË SHUMË

Hysni Gucati nuk e lejon deputeten Duda Balje të dalë nga oborri i Kuvendit, ajo kthehet mbrapsht

Kreu i OVL-së, Hysni Gucati, nuk e ka lejuar deputeten Duda Balje që të...

Peci: Nëse shkojmë në zgjedhje, konstanta është Albini, e ju LDK, PDK e AAK jeni variablat

Kryetari i GUXO, Faton Peci i ka bërë thirrje partive politike për arritjen e...

Kurti: Të bëhen 72 orë nga leximi i parë, zotohem publikisht që të enjten e votojmë në lexim të dytë

“Presidenti duhet të zgjidhet sot, ndërsa ligjin mund ta votojmë edhe më pastaj, sipas...