Hoti: Qeveria e re parasheh dyfishim të subvencioneve në bujqësi

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një personi në Lipjan i sekuestrohet një armë me 13 fishekë

Sipas raportit nga Policia Kosovës bëhet e ditur se është shoqëruar në stacionin policor...

Dy raste të tentim vjedhje në Shkolla në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar për dy raste të temtim të vjedhjes në dy shkolla...

I nominuari për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se po i përcjell me shqetësim raportimet për dëmet në bujqësi nga breshri në disa komuna në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se Ministri i Bujqësisë së bashku me komunat përkatëse duhet të evidentojnë dëmet në bujqësi nga breshri dhe t’i mbështesin bujqit e dëmtuar.

“Me shqetësim dhe keqardhje po i përcjell raportimet për dëmet në bujqësi nga breshri në disa komuna nëpër Kosovë. Ministri i Bujqësisë bashkë me komunat përkatëse duhet të evidentojnë këto dëme dhe të shfrytëzohen të gjitha mundësitë për mbështetje të bujqve të dëmtuar”, ka shkruar Hoti në postimin e tij, transmeton Zeri.info.

Tutje ka thënë se në programin për rimëkëmbje ekonomike të qeverisë së re është paraparë dyfishim i të gjitha subvencioneve në bujqësi.

“Në programin për rimëkëmbje ekonomike të qeverise së re kemi paraparë dyfishim të gjitha subvencioneve në bujqësi, krahas masave tjera për mbështetje të kresive bujqësore dhe investimeve publike sisteme të ujitjes. Këto masa në detale do të prezantohet në ditët në vijim dhe do të miratohen në mbledhje e parë të qeverise së re”, përfundoi ai. /Zëri

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, i është kundërpërgjigjur...

Mot i vranet dhe me shi

Për të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet të ketë...

Vranësira e shi, parashikimi i motit për sot

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të...