Hoti pas vrasjes në Lipjan: Kuvendi, t’i shpall të jashtëligjshme kazinot

PUBLIKUAR

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar pas vrasjes së 36 vjeçarit në një kazino në Lipjan.

Duke i shprehur ngushëllime familjarëve, Hoti  ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet urgjent të shpall të jashtëligjshme të gjitha kazinot dhe lojërat e fatit, transmeton Indeksonline.

Ai shtoi gjithashtu se Kuvendi duhet hedhur poshtë iniciativën e Qeverisë që parasheh zhvillimin e lojërave të fatit e kazinove.

Postimi i plotë:

Sonte nje i ri qenka vrare ne Lipjan ne kazino. Ngushellimet me te thella familjes dhe miqve te tij. Kjo eshte nje dite zie tjeter per Lipjanin, pas aksidentin tragjik ne Duhel, dhe per gjithe Kosoven.

Kuvendi i Kosoves duhet urgjent te shpall te jashteligjshme te gjitha kazinot dhe lojerat e fatit.

Kuvendi duhet te hedh poshte edhe iniciativen e Qeverise qe parasheh zhvillimin e lojerave te fatit e kazinove, si mundesi per punesim e te ardhura dhe zhvillim ekonomik

SHIKO MË SHUMË

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...