 |
| Ghrelina
Gherlina është hormoni i urisë dhe sekretohet nga stomaku. Për faj te tij shpesh ndiheni te pangopur vetëm 20 minuta pasi kemi ngrënë. |
 |
| Adrenalina
Adrenalina është hormoni qe na nxit te reagojmë ndaj agresioneve te jashtme. Ky hormon është aleati me i mire i instinktit te mbijetesës. Rrahjet e zemrës na shtohen dhe qarkullon me shume gjak ne zemër dhe neper muskuj. |
 |
| Estrogjeni/Androgjeni
Estrogjeni eshte hormon femeror dhe rregullon funksionin seksual dhe riprodhues. Gjate pubertetit këto hormone ndalin rritjen dhe shtojnë masën muskulore. Androgjenet janë hormone mashkullore qe merren me formimin e organeve gjenitale. |
 |
| Kortizoli
I quajtur ndryshe “hormoni i stresit”, ai kontrollo metabolizmin dhe tensionin arterial. Shpesh sasia e tij është e larte ne trup prandaj nuk arrijmë dot ta kontrollojmë si duhet stresin. Shume kortisol shkakton edhe shtimin e dhjamit sidomos ne pjesën e barkut, probleme pastro-intestinale, probleme me gjumin dhe ulje te dëshirës seksuale. |
 |
| Dopamina
Dopamina është një nga hormonet qe rregullojnë ndjenjën e kënaqësisë dhe luan rol ne menaxhimin e humorit. Ajo është përgjegjëse për vartësi te ndryshme si ajo ndaj drogës, seksit lojërave apo edhe ndaj sheqerit. |
 |
| Melatonina
Melatonina sekretohet nga trupi ynë dhe lidhet me ciklin cirkadian, pra me atë te gjumit. Gjate menopauzës sekretohet shume pak nga ky hormon prandaj femrat vuajnë nga pagjumësia. |