Honda tregon siluetën e modelit Fit, të ri dizajnuar në tërësi

PUBLIKUAR

Në Tokio Motor Show, që zhvillohet në fund të muajit, do jetë aktiviteti ku shfaqet ky model

Konsiderohet si një nga modelet më të mira japoneze, që janë krijuar deri më tani, ndërsa versioni që vjen si pjesë e gjeneratës së tretë, nuk pritet të bëjë dallim, transmeton Telegrafi.

Deri më tani, këtë makinë Honda e ka dizajnuar tri herë në tërësi, ndërsa nëpërmjet një siluete, ka treguar se Fit i ri vjen i ri dizajnuar dhe me përditësime të mëdha teknologjike. “Nivel i lart i rehatisë dhe kënaqësisë së vozitjes” thuhet shkurt, në shpërndarjen e fotografisë, ku shihet se është 100 për qind, i krijuar në platformën e modelit aktual.

Imazhi i shpërndarë është shumë i errët dhe nuk vërehen linjat e reja, ndërsa vërehet qartë përmasat e makinës që vazhdon t’i ketë pesë dyer. Specifikat tjera për Honda Fit nuk janë bërë të ditura, ndërsa pritet që sikur modeli i fundit, a ketë motori 1.5 litra që prodhon 130 kuaj fuqi.

Derisa Tokyo Motor Show fillon në fund të muajit, deri atëherë do të mësojmë edhe më shumë të dhëna lidhur me këtë model, që deri tani e kemi parë duke u testuar dhe dukej mjaft mirë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...