Honda Fit pëson ndryshim në dizajn, shfaqet duke u testuar në rrugë të hapur (Foto)

PUBLIKUAR

Ky model, nuk pritet të lansohet para vitit 2020

Është bërë afro një vit, që kur Honda Fit është parë duke u testuar, me shtresa të konsiderueshme kamuflazhi, ndërsa së fundmi e kanë parë sërish teksa testohej në një rrugë të hapur afër Nurburgringut të Gjermanisë, transmeton Telegrafi.

Që nga atëherë, makina ka larguar pak kamuflazh, duke shfaqur grillin, dritat katrore dhe pjesët anësore. Disa linja dhe përfundime, kanë mbetur të hapura, duke lënë të kuptohet, se ka pësuar ndryshime në dizajn.

Në krahasim me modelin aktual, ka linja shumë më të rrumbullakosura, ndërsa lidhja me tavanin është shumë më e butë dhe jo vertikale sikur me herët.

Sa i përket motorit, pritet ta ketë të njëjtin me 1,0 litra që prodhon 125 kuaj fuqi. Ky Honda Fit nuk pritet të lansohet para vitit 2020, kur mund të rikthehet edhe Honda EV. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...