Përkrahësit e komunitetit LGBT janë duke luftuar kundër grupit militant të Shtetit Islamik (ISIS) në betejën e Sirisë, pasi tri viteve përndjekje gjatë të cilave komuniteti i tyre vuajti nga vrasjet me gurë, ekzekutivet nga majat e larta të ndërtesave dhe sulmi vdekjeprurës me armë zjarri në një klub nate të LGBT-s në Orlando të SHBA-së.
Një grup vullnetarësh ndërkombëtarë që po luftojnë përkrah forcave kurde kundër ISIS-it në veri të Sirisë e kanë shpallur njësinë e parë ushtarake të LGBT-së, i krijuar për të luftuar kundër grupit xhihadist, transmeton Express.
Emri i njësisë ushtarake është Kryengritja e Homoseksualëve dhe Ushtria Çlirimtare, apo TQILA. Për krijimin e këtij grupi u njoftua dje nga Forca e Gueriles së Popullit të Revolucionit Ndërkombëtar (IRPGF).
IRPGF është një njësi në Batalionin Ndërkombëtar të Lirisë, një përmbledhje e luftëtarëve të huaj të cilët shkojnë në veri të Sirisë për të luftuar kundër ISIS-it përkrah milicisë kurde të njohur si YPG.


