Një i dyshuar për terrorizëm u arrestua në Rotterdam të Holandës, pasi u zu me një kallashnikov dhe me flamuj të grupit militant Shtetit Islamik (ISIS).
Policia ka gjetur në apartamentin e 30-vjecarit një kallashnikovë më dy krerë të mbushura me fishekë, transmeton Express.
Sipas prokurorëve holandezë, ai ishte duke planifikuar sulm terrorist dhe posedonte armë ilegale.
Forcat antiterror të Holandës nisën një operacion pasi pranuan informata nga shërbimi i inteligjencës shtetërore.
Përveç armës, në apartamentin e tij u gjetën edhe katër pako me eksplozive, një telefon, 1.600 euro dhe një flamur i madh i ISIS’it.
I dyshuari, identiteti i të cilit nuk është publikuar, u dërgua në gjykatën e vendit edhe do të mbahet në paraburgim për dy javë, ndërsa po vazhdon hetimi ndaj tij.
Holanda ka qenë njëra ndër vendet më të kërcënuara nga sulmet terroriste, prandaj zyrtarët thonë se ka pasur gjasa reale që të ndodhte sulmi. /Express/


