Holanda fiton dhe prenë biletën për në fazën tjetër të “Euro 2020”

PUBLIKUAR

Holanda është bërë skuadra e tretë që tashmë ka prerë biletën për në fazën tjetër të kampionatit Evropian

Holanda e ka mundur 2-0 Austrinë në ndeshjen e dytë në Grupin C për t’u kualifikuar në fazën tjetër të “Euro 2020” një ndeshje para përfundimi të fazës së grupeve. Tashmë e kanë bërë këtë Italia dhe Belgjika.

Holanda e nisu furishëm takimin, duke realizuar gol që në minutën e 11-të.

Topin në rrjetë për 1-0 e dërgoi sulmuesi i ardhshëm i Barcelonës, Memphis Depay.

Ai shënoi nga pika e bardh e 11 metërshit.

Goli tjetër për Holandën erdhi në pjesën e dytë, Denzel Dumfries ishte ai që shënoi për 2-0 pas një kundërsulmi në minutën e 67-të.

Holanda ka shkuar tani në kuotën e 6 pikëve në Grupin C dhe ka prerë biletën për në fazën tjetër të Euro 2020. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...