Hjulmand: E respektoj Uellsin por besoj në cilësinë e lojtarëve të mi

PUBLIKUAR

Uellsi dhe Danimarka do të përballen sot nga ora 18:00.

 

Trajneri i Danimarkës, Kasper Hjulmand ka foluar në konferencë shtypi para ndeshjes ndaj Uellsit, raporton lajmi.net.

“Ne e dimë që shumë njerëz kanë ardhur në Amsterdam për të na mbështetur. Me gjithë këtë mbështetje dhe dashuri që marrim ne do të përpiqemi të bëjmë një ndeshje të mirë”, tha ai.

“Ne luajtëm në grupe me një nga Kombëtaret më të mira në botë, Belgjikën disa ditë më vonë mundëm Rusinë duke luajtur shumë intensivisht, shtoi ai.

“Ne patëm tre ndeshje në “Parken Stadium” të mbushura me mjaft emocione për një jetë të tërë. Kjo tregon fuqinë që kemi, si mendore ashtu edhe fizike. Ne e kemi treguar këtë forcë për shumë vite”, vazhdoi ai.

“Unë e respektoj Uellsin, atë që ata kanë bërë gjatë këtyre viteve të fundit sidomos arritjen e tyre në gjysmëfinale të Euro 2016, por në të njëjtën kohë ne ndihemi rehat me atë që bëjmë dhe cilësinë që kemi”, përfundoi Kasper Hjulmand.

Uellsi dhe Danimarka përballen sot nga ora 18:00 në kuadër të fazës 1/16 të Euro 2020. /Lajmi.net/

Më shumë nga interneti

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...