Hirra është eliksir i vërtetë i shëndetit: Shton lumturinë, ndihmon te dobësimi, ulë lodhjen, shëron inflamacionet

PUBLIKUAR

Gjysmë litri deri në një litër e kësaj pijeje në ditë dhe pas disa ditësh do të shihni ndryshime të pabesueshme.

Hirra është produkt i cili krijohet gjatë prodhimit të djathit dhe jogurtit, dhe në të mbeten përbërësit më të mirë dhe më të vlefshëm të qumështit: vitaminat B dhe E, mineralet dhe sheqernat e qumështit të cilat janë të rëndësishme për ndërtimin e lidhjeve më të mira në tru.

Për të nxjerrë më të mirën nga kjo pije, ekspertët këshillojnë që të pini maksimalisht gjysmë deri në një litër hirrë në ditë! – transmeton Telegrafi.

Këto janë të gjitha përparësitë e kësaj pijeje natyrale:

Ndihmon te dobësimi – 100 ml hirrë ka vetëm 26 kalori, ajo përmban një sërë albuminash dhe për këtë arsye krijon ndjenjën e të ngopurit, ndërkaq është e varfër me yndyra dhe kalori.

Ndihmon te konstipacioni – Hirra ka cilësi diruetike që do të thotë se do të nxisë shpejt tretjen dhe do të zgjidhë ndjenjën e pakëndshme të konstipacionit dhe fryrjes. Mos e teproni me këtë artikull, sepse mund të shkaktojë diarre. Deri në një litër është maksimalja.

Ilaç për mëlçi – Kjo pije e varfër përmban beta-laktogobulinë e cila furnizon organizmin me amino-thartirat BCAA, të cilat ndihmojnë te sëmundjet e avancuara të mëlçisë, të sëmurëve nga të thatit u mundëson që të bëjnë jetë më gjatë dhe më cilësore.

Ndërton muskujt – Hirra, posaçërisht ajo pluhur, ndihmon te ndërtimi i masës muskulore por edhe përmirëson muskujt pas lodhjes fizike.

Rregullon yndyrën e tepërt në gjak – Hirra u rekomandohet njerëzve të cilët kanë probleme me yndyrën e tepërt në gjak. Pas vetëm disa javëve të konsumimit të rregullt do të shihni efektet të mrekullueshme.

Krijon lumturinë dhe zvogëlon lodhjen – Hirra nxit tajitje tëserotoninës, hormoni lumturisë, dhe kështu zvogëlon ndjenjën e stresit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...