Hipermakina e re nga Mercedes po shitet me shpejtësi, ende pa e parë askush (Foto)

PUBLIKUAR

Kompania gjermane e automobilave, po e imiton prodhuesin italian Ferrari, që i shet nganjëherë makinat e pa lansuara, tek entuziastët e ndryshëm.

Mercedes e ka publikuar kohë më parë, siluetën e një hipermakine që do ta lansojë së shpejti, por nuk ka dhënë detaje shtesë, transmeton Telegrafi.

Por, së fundmi është bërë e ditur, se ky automobil i veçantë është duke u shitur megjithëse ende nuk është parë nga askush.

Mësohet se makina me njëmijë kuajfuqi, lëvizë duke djegur benzinë, si dhe me anë të baterive të mbushura me rrymë.

Deri më tani, të interesuarit kanë paguar nga dy milionë dollarë, që të hyjnë në listë për blerjen e veturës që i përket një edicioni të limituar.

Në fotografitë e mëposhtme, mund të shihni pamjen e përafërt që do ta ketë ky model i paemëruar. /Telegrafi/

hipermakina-e-re-nga-mercedes-po-shitet-me-shpejtesi-ende-pa-e-pare-askush-foto-2

hipermakina-e-re-nga-mercedes-po-shitet-me-shpejtesi-ende-pa-e-pare-askush-foto-3

hipermakina-e-re-nga-mercedes-po-shitet-me-shpejtesi-ende-pa-e-pare-askush-foto-4

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...