Hetohet drejtori i spitalit ‘Isa Grezda’ në Gjakovë dhe disa zyrtarë të tjerë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Kompania “EL- RI Graphic” me pronare Merlinda Shehu – Kaqi nuk i ishte përmbajtur kontratës në vlerë prej 10 mijë eurosh të nënshkruar me spitalin rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë në fund të vitit 2014 për furnizimin me uniforma të punëtorëve të këtij spitali. Kjo ka bërë që Prokuroria Themelore në Gjakovë të hapë hetime ndaj pronares së kësaj kompanie, drejtorit të spitalit Ahmet Asllani dhe disa zyrtarëve të tjerë, shkruan sot Gazeta “Zëri”. 

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka nisur hetimet ndaj drejtorit të spitalit rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë Ahmet Asllanit, si dhe pronares së kompanisë “EL- RI Graphic” Merlinda Shehu – Kaqi.

Rasti ka të bëjë me një tender në vlerë prej 10 mijë eurosh të  fituar nga kompania “EL-RI Graphic” në fund të vitit 2014 për furnizim me uniforma të stafit të spitalit rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë.

Lajmin për gazetën “Zëri” e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj.

Kryeprokurori Selimaj ka thënë se përveç drejtorit të spitalit të Gjakovës dhe pronares së kësaj kompanie, nën hetim janë edhe disa persona të tjerë të përfshirë në këtë çështje

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...