Herry thotë se ëndërron të bëhet trajner i Barcelonës

PUBLIKUAR

Thierry Henry ka zbuluar se ëndrra e tij është të rikthehet një ditë në Barcelonë në rolin e trajnerit të ekipit të parë.

Duke qenë se e ka një rekord aspak mbresëlënës që prej se e nisi karrierën e trajnerit, Henry e pranoi se i duhet të përmirësohet në mënyrë që të ketë mundësi ta udhëheqë ndonjë skuadër ta madhe në të ardhmen, transmeton Gazeta Express.

Henry – i cili luajti tri vjet për Barcelonën duke i shënuar 49 gola në 121 ndeshje – e nisi karrierën e trajnerit në Monaco para se ta merrte drejtimin e CF Montreal.

Por ai i fitoi vetëm 13 nga 49 ndeshje në këto dy skuadra.

 

 

“Nëse më pyesni a po ëndërroj? Po, po ëndërroj. Por kur nuk je duke ëndërruar je zgjuar dhe e sheh realitetin”, tha Henry i pyetur nga Four Four Two nëse ëndërron të jetë trajner i Barçës.

“A do të doja të bëhesha trajner i Arsenalit? Po. A do të doja të kthehesha në Barcelonë? Po. A do të doja të luaja për Arsenalin përsëri? Po, do të doja, por realiteti është se nuk mundem”, shtoi ai.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...