Manchester United e kaloi për tri pikë Liverpoolitnnë krye të tabelës së Premierligës pasi arriti një fitore 1-0 ndaj Burnleyt të martën.
Fitorja i vendosi “Djajtë e Kuq” në vendin e parë me 36 pikë nga 17 ndeshje, para duelit të madh të së dielës ndaj Liverpoolit, shkruan Gazeta Express.
Kështu, pas më shumë se tri viteve, Manchester United doli në vendin e parë në Premierligë.
Hera e fundit kur “Djajtë e Kuq” prinin në Premierligë ishte shtatori i vitit 2017.
Gjithashtu, kjo është hera e parë që Manchester United është në krye të ligës pas 17 ndeshjeve që nga dhjetori i vitit 2012.
Ata vazhduan formën e mirë dhe fituan titullin e tyre të 20-të në ligë atë sezon, sezon në të cilin Fergusoni i dha lamtumirën klubit. /Gazeta Express/


