Hennessey Veloci Raptor 6×6, “bisha” me mbi 600 kuaj-fuqi

PUBLIKUAR

“Kundërpërgjigja” amerikane ndaj Mercedes-AMG G63 6×6, fshihet prapa emrit Hennessey VelociRaptor 6×6, kurse kjo veturë u prezantua në kuadër të panairit të veturave të modifikuara në SEMA në Las Vegas.

Hennessey VelociRaptor 6×6 ngjan paksa me Ford F-150 Raptor, që i ka shërbyer si model. Kjo “bishë” nën kapak ka motorin 3.5 litërsh V6 EcoBoosty, që prodhon mbi 600 kuaj-fuqi, transmeton Telegrafi.

Përveç kësaj, janë frenat e kompanisë Brembo, e rrotat prej 20-inç nga Toyo. Fuqia motorike bartet në të gjashtë rrotat.

Kjo veturë për terrene malore do të fillojë të shitet në fund të këtij viti. Do të prodhohen vetëm 50 njësi me një çmim prej 349 mijë dollarë për secilin. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...