Hazard: Njerëzit mendojnë se unë jam gjithmonë i lënduar

PUBLIKUAR

Eden Hazard është i përkushtuar t’ia dëshmojë vlerën e vet Real Madridit. Sulmuesi belg i ka goditur kritikët që pretendojnë se ai rri gjithmonë i lënduar.

Përfaqësuesi i Belgjikës është goditur nga lëndime që prej se iu bashkuar Real Madridit nga Chelsea për 100 milionë euro në verën e vitit 2019, raporton Gazeta Express.

Për shkak të mungesës së lojës dhe dëshirës së Madridit për ta blerë Kylian Mbappen, Hazardi i nxor në shitje nga gjiganti spanjoll gjatë afatit kalimtar të verës dhe u përfol se ai mund ta zëvendësonte Cristiano Ronaldon në Juventus.

Por Hazard qëndroi dhe shpreson se do t’i përmbushë pritjet në Madrid.

“Nënshkrova për Madridin për pesë vjet. Dy vitet e para nuk kanë qenë të mira, lëndimet nuk më kanë ndihmuar, por i kam edhe tri vjet për ta dëshmuar vlerën time”, tha Hazard për HLN.

“Real Madridi ka shpenzuar para në mua, dua t’ia shpaguajë”, këmbënguli ai.

Hazard shtoi: “Njerëzit mendojnë se unë jam gjithmonë i lënduar. Kështu është. Por nëse e rishikoni karrierën time, nuk ka asnjë futbollist, i cili, për 10 vjet ka luajtur ndeshje sa kam luajtur unë”. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...