Hazard i gatshëm të luajë sonte kundër Elche, konfirmon Zidane

PUBLIKUAR

Eden Hazard do të rikthehet nga lëndimi në përballjen e sotme të Real Madridit kundër Elches në La Liga, ka konfirmuar trajneri Zinedine Zidane.

Sulmuesi belg nuk ka luajtur që prej se e pësoi një lëndim në kofshe në humbjen e Madridit 2:1 kundër Deportivo Alavesit në fund të nëntorit, transmeton Gazeta Express.

Ai i ka bërë vetëm gjashtë paraqitje në të gjitha garat deri tani këtë sezon, dhe ende nuk i ka kompletuar 90 minua lojë në një ndeshje në sezonin 2020/21.

Një përzierje e lëndimeve me infektimin me koronavirus kanë bërë që Hazard të mungojë gjatë edhe këtë sezon.

Por duket se ai i ka lënë prapa lëndimet dhe problemet dhe është i gatshëm të luajë sonte, për pak kohë të paktën.

“Eden do të jetë në dispozicion nesër dhe ne do të donim që ai të luajë pakëz”, tha Zidane para ndeshjes.

“Para do ditësh kundër Granada, ne vendosëm që ai të mos luante sepse sapo është kthyer”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...