Haxhiu: PSD’ja të përfshihet në qeveri, Molliqaj të bëhet ministër i Rendit për t’iu kundërvënë VV’së

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Gazetari Baton Haxhiu ka folur rreth përbërjes së mundshme të qeverisë së re të vendit, që pritet ta formojë Lidhja Demokratike e Kosovës, me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe me Nismën Socialdemokrate.

Haxhiu ka vlerësuar se edhe Partia Socialdemokrate, që në zgjedhjet e 6 qershorit garoi në koalicion me AAK’në, duhet të përfshihet në koalicionin e ri.

Haxhiu ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se “është e pandershme nga AAK që njëri post të mos i takojë PSD’së”.

“Duhet ta kenë një njeri të PSD’së, që di të ballafaqohet me Lëvizjes Vetëvendosje, brenda parlamentit dhe jetës publike”, është shprehur Haxhiu.

Aktualisht, sipas Haxhiut, PSD’ja, që s’është e përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës, “është e kufizuar t’i kundërvihet çfarëdo sjelljeje të Vetëvendosjes kur të kalojë në opozitë”.

Haxhiu ka sugjeruar që shefi i PSD’së, Dardan Molliqaj, të bëhet ministër i Punëve të Brendshme.

“Molliqaj të ishte ministër i Rendit, do të kishim ballafaqim të jashtëzakonshëm, interesant”, ka thënë ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...