Haxhiu: Nuk do të ketë zbutje të dënimit për personat që kryejnë veprat sulm seksual dhe dhunë

PUBLIKUAR

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e konsideron si shumë të rëndësishëm miratimin e ndryshimit të Ligjit për Kodin Penal të Kosovës dhe ashpërsimin e dënimeve ndaj kryerësve të veprave penale të dhunimit, sulmit seksual dhe dhunës në familje.

Haxhiu, mes tjerash, në një konferencë për media tha se nuk do të ketë zbutje të dënimeve për personat që kryejnë këto vepra penale, njofton Klankosova.tv.

“Një çështje tjetër që e kemi adresuar dhe që konsiderojmë që aktualisht është problem i madh është tek rastet e veprave penale të sulmit seksual dhe dhunës në familje kemi paraparë që kufijtë e zbutjes së dënimeve nuk do të zbatohen në asnjë rast për këto vepra penale”, tha Haxhiu.

Haxhiu, mes tjerash, tha se Kosova nuk ka jetë grash për të humbur prandaj duhet angazhimi maksimal institucional që kryersit e veprave penale si sulm seksual, dhunë seksuale, dhunë në familje të ndëshkohen.

Për personat që shpallen fajtor për veprat penale të dhunimit dhe dhunës në familje, ndryshimet në Kodin Penal parashohin ndalimin e të drejtës për punësim në sektorin publik, marrjen e patentë shoferit e të tjera.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, kërcënoi një burrë pas një mosmarrëveshjeje

Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë pas...

Grabitje si në filma në Gjakovë, dy persona të armatosur vjedhin sasi të madhe ari

Një grabitje e pazakontë ka ndodhur në Gjakovë, ku dy persona të dyshuar, njëri...

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës sot, këto janë zonat që preken nga punimet

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të premten,...